Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nuk ka shtim të pacientëve me COVID-19

Lajme 16/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Positive test result by using rapid test device for COVID-19 virus, novel coronavirus 2019 found in Wuhan, China
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse këtyre ditëve shumë qytetarë u janë drejtuar shtëpive të shëndetit si pasojë e gripit e madje, disa nga ta aludonin se është përhapur sërish COVID-19, ekspertët shëndetësorë thonë për Radio Kosovën se nuk ka shtim të pacientëve me COVID-19 dhe se situata është e qetë. Vetëm dy raste janë identifikuar në dy javët e fundit.

Situata epidemiologjike në Kosovë paraqitet të jetë e qetë sipas ekspertëve shëndetësore. Por shumë qytetarë ditëve të fundit u janë drejtuar shtëpive të shëndetit si pasojë e gripit, të cilët ngrenë dyshime për një valë të re të COVIDIT. Mirëpo nga Klinika Infektive për Radio Kosovën kanë bërë me dije se nuk ka shtim të rasteve me COVID-19.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arbnen Vishaj, tha se aktualisht është një situatë e qetë epidemiologjike dhe nuk kanë ndonjë ngarkesë të pranimit të pacientëve me COVID-19.

“Në Klinikën Infektive nuk kemi ndonjë rritje të fluksit të pacientëve. Kemi një situatë të rëndomtë, të zakonshme e të pritshme. Kemi një situatë të qetë epidemiologjike. Kemi raste herë pas here sporadike por të pritshme. Por nuk kemi ndonjë ngarkesë të pranimit të pacientëve me COVID-19”, tha ai.

Që nuk ka shtim të rasteve me COVID-19 e thonë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë. Nga ky institucion shëndetësor në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën kanë thënë që në dy javët e fundit janë raportuar vetëm dy (2) raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19.

“Situata epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit, nga data 21 shkurt deri me 5 mars, janë raportuar dy (2) raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Sipas grupmoshave një rast i takon grupmoshës 20-29 dhe 60-69 vjeç (nga 1 rast), me moshë mesatare 52 vjeç”, thekson ISHPK.

Ndërkaq që nga 13 marsi 2020 deri më 05 mars 2024, nga IKSHPK-ja janë testuar gjithsej 1 milion e 997 mijë e 71 persona. Ndërsa me SARS-CoV-2 janë diagnostikuar gjithsej 274 mijë e 521 raste.

Kurse janë shëruar 271 mijë e 305 raste të infektuarve, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv. Kurse që nga viti 2020 deri më tani, janë regjistruar gjithsej 3 mijë e 224 raste të vdekjeve me COVID-19./RTK/

Artikulli paraprakDita Botërore e Veshkave, nefrologu: Diabeti e hipertensioni, armiqtë e veshkave
Artikulli i rradhës Siptali i Pejës kryen me sukses një operacion të ndërlikuar tek pacienti me tumor në kokën e pankreasit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.