Spitali i Pejës ka njoftuar se kanë kryer një operacion të ndërlikuar tek një pacient i moshës 62 vjeçare.
Sipas njoftimit thuhet se ky operacion është realizuar në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme profesionale me profesionistë nga Italia, përcjell Gazeta Shneta.
Kjo ndërhyrje operative tepër e ndërlikuar është realizuar në pacientin e moshës 62 vjeçare për shkak të një tumori në kokën e pankreasit me natyrë neuroendokrine. Gjendja e pacientit pas operacionit është e mirë dhe stabile.
Ky operim i suksesshëm është realizuar nga ekipi i kirurgëve Dr. Alfonso Recordare nga Italia, Dr. Fazli Shala, Dr. Sejfedin Burri, si dhe anesteziologët Dr. Brahim Meha, Dr. Halit Gashi, si dhe instrumentaret dhe teknikët e anestesionit./Gazeta Shneta/