Ajo ishte konceptuar me tre fetuse, derisa njërit prej tyre nuk mund t’i dëgjoheshin rrahjet e zemrës. E gjithë kjo ishte frikë dhe makth, derisa dy javë më vonë, mjekët dëgjuan një rrahje të fortë të zemrës.
Foshnja ishte duke luftuar për jetën dhe arriti të mbijetonte edhe përse mjekët mendonin se me shumë gjasë kjo do të ishte e pamundshme. Megjithatë, nëna lindi trenajkët që i emëroi, Hayes, Heath dhe Reese.
Gjithçka dukej se po shkonte mirë me fëmijët dhe konsiderohej familje e kompletuar derisa Hayes filloi me probleme shëndetësore. Nga ekzaminimi i mjekëve u zbulua se i vogli Hayes kishte tumor në tru e ku ky i fundit i kishte zënë 1/3 e trurit.
Terapitë nuk munguan por megjithatë, vogëlushi nuk arriti të mbijetonte. Nëna tregon se zemra i lëngon tash e disa vite për momentin kur ajo mbylli arkivolin e të birit.
‘’Nuk ndaloja dot së puthuri fytyrën e tij të ëmbël dhe t’i thoja më fal i vogli im, gjatë gjithë kohës. Nuk ishte thjeshtë një makth, ishte realiteti. Një grua që humb burrin quhet e ve. Një burrë një humb gruan quhet i ve. Një fëmijë që humb prindërit quhet jetim. Nuk ekziston një fjalë për një prind që humb një fëmijë. Është diçka për të cilën njerëzit nuk kanë një fjalë për ta përshkruar, sepse për të nuk flitet. Është kaq e frikshme, është realiteti jonë”, ka thënë ajo.
Ajo më tej tregon se si ndihej kur është bërë nënë për herë të parë, vetëm mendimi se fëmijës mund t’i ndodh diçka, frymëmarrja ngadalësohej. Ndërsa ta humbasësh një fëmijë është sikur të vdesë gjysma jote./Klan.tv/