Spitali i Pejës përfundon me sukses një intervenim kirurgjik të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri.
Me datën 11.07.2023 ne Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është kryer nje intervenim kirurgjik mjaft i ndërlikuar dhe me shumë rrezikshmëri, shkruan Gazeta Shneta.
Bëhet fjalë për një intervenim për tumoral së veshkës se majtë i cili ka qenë i komplikuar me Abssces renal ku pacienti vuante edhe nga aneurizma disekante e aortës.
Ky operacion është kryer nga Dr. Kushtrim Fejza së bashku me Dr. Xhavit Krasniqin Dr. Vigan Vokshi si dhe ekipa e Anestezionit dhe Instumetareve.
Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës ky operim nuk ka pasur komplikime./Gazeta Shneta/





