Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgët izraelë, falë një operacioni, i ribashkojnë një djaloshi kokën me trupin pas një aksidenti

Jetë 14/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgët në Izrael kryen një operacion të mrekullueshëm dhe arritën t’i ribashkonin një djaloshi kokën me trupin pasi ai u godit nga një makinë teksa po ngiste biçikletën e tij.

Suleiman Hassan, një palestinez 12-vjeçar nga Bregu Perëndimor, pësoi atë që njihet si një prerje e brendshme e kokës, me kafkën e tij të shkëputur nga rruazat e sipërme të shtyllës kurrizore i njohur zyrtarisht si një dislokim dypalësh i nyjeve okupitale atlanto, sipas gazetës The Times të Izraelit, shkruan Fox10, transmeton Gazeta Shneta

Hasani po ngiste biçikletën e tij kur një makinë e goditi. Djali u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Hadassah dhe u fut menjëherë në operacion në njësinë e traumës. Mjekët thanë se koka e tij ishte “pothuajse plotësisht e shkëputur nga baza e qafës“.

Dr. Ohad Einav, specialisti i ortopedisë që drejtoi operacionin, tha se procedura zgjati disa orë dhe kërkoi që mjekët të përdornin “pllaka të reja dhe fiksime në zonën e dëmtuar”.

“Aftësia jonë për të shpëtuar fëmijën ishte falë njohurive tona dhe teknologjisë më inovative në sallën e operacionit”, tha Einav, duke shtuar se ekipi “luftoi për jetën e djalit”.

Einav dhe ekipi i tij thanë se Hassan ka një shkallë të parashikuar të mbijetesës prej vetëm 50%, dhe shërimi i tij nuk është asgjë më pak se një mrekulli.

Ky operacion ka ndodhur në qershor, por mjekët kanë pritur një muaj për të shpallur rezultatet./Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakNë Spitalin e Pejës kryhet me sukses dhe pa komplikime intervenimi i tumorialit së veshkës së majtë
Artikulli i rradhës UNESCO: Neuroteknologjia e ngarkuar me AI kërcënon privatësinë mendore

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.