Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Obeziteti rrit rrezikun e infeksioneve në organizëm

Jetë 11/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se personat me obezitet kanë 70% më shumë rrezik të përjetojnë infeksione serioze, ndërsa një në dhjetë vdekje nga sëmundjet infektive në nivel global mund të lidhet me obezitetin.

Studimi, botuar në “The Lancet”, analizoi të dhëna nga mbi 67,000 të rritur në Finlandë dhe mbi 470,000 në UK Biobank, duke matur indeksin e masës trupore (BMI) dhe duke i klasifikuar individët në grupe si ‘pesha të shëndetshme’, ‘mbi peshë’ dhe ‘obezë’.

Rezultatet treguan se personat me obezitet kanë 70% më shumë gjasa për t’u hospitalizuar ose për të vdekur nga sëmundje infektive si gripi, COVID-19, pneumoni apo gastroenteriti.

Rreziku rritet proporcionalisht me peshën; individët me obezitet të klasës III (BMI ≥40 kg/m²) kanë trefishin e rrezikut krahasuar me ata me peshë të shëndetshme, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit sugjerojnë se obeziteti mund të dobësojë sistemin imunitar, duke bërë trupin më të ndjeshëm ndaj baktereve, viruseve, parazitëve dhe kërpudhave.

Bazuar në këto të dhëna, studiuesit parashikuan se 9–11% e vdekjeve nga infeksionet globalisht mund të parandalohet nëse eliminohet obeziteti, me variacione të mëdha sipas vendit – nga 25.7% në SHBA deri në 3.8% në Kinë.

Obeziteti po rritet gjithashtu në Evropë, ku 17% e të rriturve janë obezë dhe 51% mbi peshë, duke përfaqësuar një “epidemi” sipas OBSH-së.

Strategjitë e shëndetit publik synojnë të përmirësojnë stilin e jetesës, ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik për të ulur këto rreziqe dhe për të parandaluar sëmundjet e lidhura me obezitetin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFruthi mbetet sfidë në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për hezitimin ndaj vaksinimit
Artikulli i rradhës Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.