Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të rrisin me të paktën 50% taksat për duhanin, alkoolin dhe pijet e ëmbla gjatë dekadës së ardhshme.
Sipas OBSh-së, kjo masë mund të parandalojë 50 milionë vdekje të parakohshme dhe të gjenerojë 1 trilion dollarë për financat publike, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Këto produkte janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti, që shkaktojnë 75% të vdekjeve globale.
OBSh thekson se taksat shëndetësore janë ndër mjetet më efikase për të ulur konsumin dhe për të financuar sistemet shëndetësore, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta që përballen me mungesë fondesh./Gazeta Shneta/




