Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se edhe gjatë sezonit të pushimeve, shërbimi shëndetësor mbetet pranë qytetarëve.
Ai njoftoi se në të gjithë bregdetin janë hapur 36 Qendra Shëndetësore, të cilat ofrojnë kujdes mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, transmeton Gazeta Shneta.
Një prej këtyre qendrave ndodhet në Shkëmbin e Kavajës, e vizitoi dhe Ministrja e Shëndetsisë Albana Koçiu.
“Gjatë pushimeve, kujdesi shëndetësor është gjithmonë pranë jush,” shkroi Rama, duke e shoqëruar mesazhin me pamje dhe simbole të përkushtimit të stafit mjekësor në terren.




