Që nga 30 qershori, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), po mbajnë qëndrimin e tyre se individët plotësisht të vaksinuar nuk kanë nevojë të mbajnë maskë në shumicën e situatave.
Mirëpo nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), repikojnë në atë se njerëzit e vaksinuar plotësisht duhet të vazhdojnë të mbajnë maska të fytyrës për shkak të pranisë së variantit delta, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), u bëri thirrje njerëzve të vaksinuar plotësisht që të vazhdojnë të mbajnë maska të fytyrës dhe të mbajnë distancën shoqërore, pasi varianti delta i COVID-19 po përhapet shpejt nëpër botë.
Udhëzimi po shkakton disa konfuzione në SHBA, ku Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), pohojnë se “njerëzit plotësisht të vaksinuar mund të rifillojnë aktivitetet pa përdorur maskën ose distancën fizike”. Por ekspertët thonë se kjo mund të ndryshojë.
“Varianti delta është një virus i rrezikshëm”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e luftës pandemike COVID-19 në OBSH, përgjatë një konference për shtyp.
Varianti delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, ka qarkulluar në SHBA që nga muaji mars. Gjithashtu është llogaritur për më shumë se 90% të rasteve COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të qershorit, sipas British Medical Journal. /Gazeta Shneta/