Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Deri në vitin 2030, kjo sëmundje do të jetë shkaku i tretë i vdekjes në botë

Jetë 24/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive është një nga shkaqet më pak të njohura, por shumë të zakonshme të vdekjes së njerëzve në të gjithë botën, veçanërisht në vendet perëndimore.

Është një gjendje e pengimit të përhershëm të rrjedhës së ajrit nëpër rrugët e frymëmarrjes, dhe kryesisht i referohet çrregullimeve të ndërlidhura që zvogëlojnë gradualisht aftësinë e difuzionit të pacientit, domethënë ulin frymën, transmeton lajmi.net.

Kjo sëmundje nuk është e re, por çështja është se nuk është emëruar më parë – një ulje e funksionit të mushkërive u konsiderua si pasojë normale e plakjes. Sëmundja e mushkërive në 85 për qind të rasteve paraprihet nga bronkiti, i cili në formën e tij kronike prek çdo duhanpirës të tretë.

Njerëzit me bronkit shpesh kolliten, e cila është një simptomë themelore e sëmundjes, andaj  çdo kollë që zgjat më shumë se tre javë është një shenjë për një ekzaminim urgjent mjekësor.

Shumë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje me vite dhe vdesin para kohe për shkak të pasojave të saj. Për shkak se nuk ka shërim për këtë sëmundje, trajtimi është kryesisht simptomatik.

Në fazat fillestare të sëmundjes, ndjenja më e zakonshme është mungesa e ajrit, ose pamundësia për të marrë frymë sa duhet.

Me kalimin e kohës, gulçimi gjithashtu ndodh me ushtrimin fizik mesatar dhe të moderuar. Ndërsa sëmundja përparon, kjo simptomë bëhet më e theksuar, kështu që në fazat e fundit shpesh kërkon trajtim duke thithur oksigjenin me maskë. Frymëmarrja shpesh shoqërohet me kollitje.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) vlerëson se afro 600 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja e mushkërive në të gjithë botën, dhe gjithashtu parashikon që COPD do të jetë shkaku i tretë kryesor i vdekjes deri në vitin 2030. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakJa se kur është koha e duhur për ta larë në dush foshnjën tuaj
Artikulli i rradhës Zbulohen gjenet që rrisin rrezikun e skizofrenisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.