Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ekspozimi i njerëze ndaj virusit për të arrituri imunitetin e tufës nuk është një mundësi.
“Lejimi i një virusi të rrezikshëm që nuk e kuptojmë plotësisht për të infektuar masën që të arrihet imuniteti i tufës është jo etike”, tha ai duke shtruar se imuniteti i tufës është një “koncept i përdorur për vaksinimin”, transmeton Gazeta Shneta.
“Imuniteti i tufës kundër fruthit kërkon që rreth 95% e popullatës të vaksinohen. 5% e mbetur do të mbrohen na fakti që fruthi nuk do të përhapet midis atyre që janë vaksinuar”, shton Tedros.
Ndërkohë që tregon se imuniteti i tufës arrihet duke mbrojtur njerëzit nga një virus, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij.
“Asnjëherë në historinë e shëndetit publik imuniteti i tufave nuk është përdorur si një strategji për t’iu përgjigjur një virusi, e lëre më një pandemie. Është shkencërisht problematike dhe jo etike”, shton ai.
Duke përdorur logjikën e imunitetit të tufës “do të thotë të lejosh infektime të panevojshme, vuajtje dhe vdekje”, tha Tedros. /GazetaShneta/