Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Europa po përdor AI në shëndetësi pa mbrojtje të mjaftueshme për pacientët

Jetë 19/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) tregon se vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore po zbatojnë inteligjencën artificiale (AI) në sektorin e shëndetësisë, por shpesh pa masa të mjaftueshme për mbrojtjen e pacientëve dhe stafit mjekësor.

Sipas analizës së WHO-së, përdorimi, rregullimi dhe financimi i AI në shëndetësi ndryshon ndjeshëm mes 50 vendeve të përfshira në studim. Gati gjysma e tyre kanë futur chatbot-e për pacientët, ndërsa 32 vende përdorin mjete diagnostikuese të bazuara në AI, kryesisht në imazhe dhe zbulim sëmundjesh.

AI po përdoret gjithashtu për skanimin e pacientëve, analizën e të dhënave, shëndetin mendor, detyra administrative dhe planifikimin e stafit, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, vetëm 26 vende kanë përcaktuar prioritetet për AI në shëndetësi dhe vetëm 14 prej tyre kanë siguruar fonde për këto iniciativa. Vetëm katër vende – Andorra, Finlanda, Sllovakia dhe Suedia – kanë strategji kombëtare të dedikuara për AI në shëndetësi.

Dr. Hans Kluge nga WHO paralajmëroi se pa “strategji të qarta, mbrojtje të të dhënave, korniza ligjore dhe investime në njohuri për AI”, përdorimi i këtyre teknologjive mund të thellojë pabarazitë shëndetësore. Ai shtoi se gabimet mjekësore mund të ndodhin për shkak të të dhënave të paplota, të pasakta ose të paragjykuara që përdoren nga AI.

Raporti rekomandon që vendet evropiane të harmonizojnë strategjitë e AI me objektivat e shëndetit publik, të trajnojnë stafin shëndetësor, të forcojnë ligjet dhe udhëzimet etike, dhe të sigurojnë transparencë për publikun mbi përdorimin e AI në shëndetësi.

Artikulli paraprak186 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë
Artikulli i rradhës Depresioni dhe pagjumësia rrisin rrezikun për demencë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.