Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Hipertensioni kërcënon mbi 1 miliard njerëz, vetëm 1 në 5 persona e kanë nën kontroll

Lajme 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar një situatë alarmante për përhapjen e hipertensionit të pakontrolluar në shkallë globale, duke theksuar se kjo sëmundje prek aktualisht 1.4 miliardë njerëz, ndërsa vetëm 1 në 5 persona e ka nën kontroll.

Sipas raportit të dytë global mbi hipertensionin, boshllëqet në parandalim, diagnostikim dhe trajtim janë më të theksuara në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Në shumë prej këtyre vendeve, qasja ndaj ilaçeve të rekomanduara nga OBSH-ja është e kufizuar, ndërsa infrastruktura shëndetësore dhe burimet njerëzore mbeten të pamjaftueshme.

Vetëm 28% e këtyre vendeve raportojnë disponueshmëri të plotë të barnave për trajtimin e hipertensionit në sistemin e kujdesit parësor, krahasuar me 93% të vendeve me të ardhura të larta.

Hipertensioni është një ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë atakun në zemër, goditjet në tru dhe sëmundjet kronike të veshkave.

Organizata paralajmëron se mungesa e veprimit urgjent do të çojë në miliona vdekje të parakohshme dhe kosto të larta ekonomike, rreth 3.7 trilionë dollarë brenda këtij viti për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se vendet kanë mjetet për ta ndryshuar këtë realitet, nëse investojnë në shërbime shëndetësore cilësore dhe integrojnë trajtimin e hipertensionit në kujdesin parësor. Ai nënvizoi se çdo orë humbin mbi 1,000 jetë nga sëmundje që mund të parandaloheshin.

Raporti thekson se një numër vendesh po arrijnë përparim përmes politikave të forta shëndetësore, rritjes së ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të qasjes në trajtim. Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha, si nga mungesa e pajisjeve matëse të presionit të gjakut, te ilaçet e shtrenjta, mungesa e protokolleve të trajtimit dhe dobësia e sistemeve të informacionit.

OBSH apelon për reforma urgjente, mbështetje financiare dhe angazhim politik për të frenuar përhapjen e kësaj sëmundjeje të heshtur, e cila po shndërrohet në një krizë globale të shëndetit publik.

Artikulli paraprakSpitalet në Gaza drejt kolapsit, mjekët detyrohen të operojnë pa anestezi
Artikulli i rradhës Ozempic mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër verbërisë nga diabeti

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.