Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH-ja konfirmon se lija e majmunëve përhapet seksualisht

Lajme 27/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
lija e majmunit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka konfirmuar transmetimin seksual të lisë së majmunëve në Republikën Demokratike të Kongos për herë të parë pasi vendi përjeton shpërthimin e kësaj sëmundje më të madhe ndonjëherë, një zhvillim shqetësues që shkencëtarët afrikanë paralajmërojnë se mund ta bëjë më të vështirë ndalimin e saj.

Në një deklaratë agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha se një banor i Belgjikës udhëtoi në Kongo në mars dhe rezultoi pozitiv për linë e majmunëve.

OBSH-ja tha se individi “e identifikoi veten si një burrë që ka marrëdhënie seksuale me burra të tjerë” dhe se ai kishte shkuar në disa klube për burra homoseksualë dhe biseksualë.

Ndër kontaktet e tij seksuale, pesë më vonë rezultuan pozitivë me lijën e majmunit, tha OBSH, raporton Aljazeera.

“Kjo është prova e parë përfundimtare e transmetimit seksual të lisë së majmunëve në Afrikë”, tha Oyewale Tomori, një virolog nigerian i cili është pjesë e disa grupeve këshilluese të OBSH-së. “Ideja se ky lloj transmetimi nuk mund të ndodhte këtu tani është hedhur poshtë”.

OBSH-ja shtoi se shpërthimi i lisë së majmunëve këtë vit në Kongo, ka infektuar më shumë se 12.500 njerëz dhe ka vrarë rreth 580.

Virusi shkakton ethe, të dridhura, skuqje dhe lezione në fytyrë ose në organet gjenitale. Shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh pa kërkuar shtrimin në spital.

 

 

Artikulli paraprakOBSh: Rastet me sëmundje respiratore në Kinë në nivelin më të ulët se para pandemisë
Artikulli i rradhës Dy vjet nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, rasti ende pa epilog

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.