Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH-ja publikon udhëzime të reja për mbrojtjen nga valët e të nxehtit

Jetë 21/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Moti i nxehte
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka prezantuar një version të ri dhe të zgjeruar të udhëzimeve për mbrojtjen e popullsisë nga valët ekstreme të të nxehtit, duke paralajmëruar se temperaturat e larta po bëhen një kërcënim gjithnjë e më serioz për shëndetin publik. 

Sipas OBSH-së, Europa është rajoni që po ngrohet më shpejt në botë dhe ndryshimet klimatike po rrisin ndjeshëm numrin e sëmundjeve dhe vdekjeve të lidhura me nxehtësinë ekstreme, transmeton Gazeta Shneta.

Valët e të nxehtit mund të rëndojnë sëmundjet kardiovaskulare, të shkaktojnë dehidrim, goditje nga nxehtësia dhe komplikime të tjera serioze shëndetësore. 

Dokumenti i ri përfshin tetë elemente kryesore, mes tyre sistemet e paralajmërimit të hershëm, identifikimin e grupeve më të rrezikuara, forcimin e kapaciteteve të spitaleve dhe komunikimin më efektiv me qytetarët gjatë periudhave me temperatura ekstreme. 

OBSH thekson se më të rrezikuarit janë të moshuarit, foshnjat, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që ekspozohen për periudha të gjata në ambiente të hapura.

Organizata rekomandon shmangien e aktiviteteve fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës, hidratimin e rregullt dhe mbajtjen e ambienteve sa më të freskëta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakObeziteti në adoleshencë rrit rrezikun për sëmundje kronike në moshë madhore
Artikulli i rradhës Mjeku paralajmëron për rrezikun e trotinetëve elektrikë: “Nuk janë lodra, po shkaktojnë lëndime të rënda te fëmijët”

Ju sugjerojmë

Mikroplastika mund të ndikojë në fertilitetin e njeriut

21/06/2026 Jetë

Vaksina me patch kundër alergjisë nga kikirikët jep rezultate premtuese te fëmijët

21/06/2026 Jetë

Obeziteti në adoleshencë rrit rrezikun për sëmundje kronike në moshë madhore

21/06/2026 Jetë

Gjumi i pamjaftueshëm ose i tepërt lidhet me plakje më të shpejtë biologjike

21/06/2026 Jetë

Parashikimi i motit për sot

21/06/2026 Jetë

Një qasje e re për trajtimin e infeksioneve të rënda fungale

20/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.