Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 307,930 raste pozitive me covid-19 në mbarë botën.
Kjo po cilësohet si hera e dytë kur rastet ditore kanë shënuar një rritje të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ndërkohë, më 6 shtator ishte hera e parë që u raportua për numrin e lartë të rasteve ditore.
Deri më tani, OBSH-ja ka regjistruar rreth 28,637,952 të infektuar në mbarë botën, kurse numri i viktimave ka shkuar në 917,417./GazetaShneta/