Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH kërkon veprim të shpejtë ndaj ilaçeve të kontaminuara pas vdekjes së 300 fëmijëve

Lajme 24/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas vdekjes së më shumë se 300 fëmijëve nga shurupi i kontaminuar i kollës, OBSH bëri thirrje të hënën për “veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar” për të çrrënjosur ilaçet nën standarde dhe të falsifikuara në mbarë botën.

Të paktën shtatë vende kanë raportuar incidente që përfshijnë shurupe të kollës pa recetë për fëmijët gjatë katër muajve të fundit, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një deklaratë, shkruan AFP përcjell Gazeta Shneta.

Më shumë se 300 vdekje të lidhura me kontaminim janë regjistruar në tre prej këtyre vendeve – Gambia, Indonezia dhe Uzbekistani -, duke shtuar se shumica e vdekjeve ishin në mesin e “fëmijëve të vegjël nën moshën pesë vjeç”.

Incidentet e raportuara përfshijnë kontaminim të konfirmuar ose të dyshuar të shurupeve të kollës të prodhuara nga India me nivele të larta të dietilen glikolit dhe etilen glikolit.

“Këta ndotës janë kimikate toksike që përdoren si tretës industrialë dhe agjentë antifriz që mund të jenë fatale edhe nëse merren në sasi të vogla”, paralajmëroi OBSH.

Ato “nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe”.

OBSH ka lëshuar paralajmërime kundër përdorimit të shurupeve të kollës të zhvilluara nga firmat indiane Marion Biotech dhe Maiden Pharmaceuticals në lidhje me vdekjet e dyshimta.

Ndër të tjera, OBSH u bëri thirrje vendeve që të rrisin përpjekjet për të zbuluar dhe hequr çdo ilaç të kontaminuar nga qarkullimi, për të rritur mbikëqyrjen brenda zinxhirëve të furnizimit dhe për të dhënë menjëherë alarmin nëse gjendet ndonjë prej produkteve nën standarde e kërkuara. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAmazon sjellë në treg një shërbim barnash me recetë për klientët me abonim
Artikulli i rradhës Të vjella gjatë shtatzënisë: Kur mund të dalloni një gjendje të rënduar me sëmundjen e mëngjesit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.