Bari kundër depresionit fluvoxamine dhe ai kundër përdhes, kolkicina nuk rekomandohen për pacientët me COVID-19 të butë ose të moderuar sepse aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme që ato përmirësojnë rezultate për pacientët dhe të dy barnat bartin dëme të mundshme.
Asnjë rekomandim nuk është bërë për asnjë bari në pacientët me sëmundje të rëndë ose kritike, për shkak të të dhënave të kufizuara ose të pakta, shkruan MedicalxPress transmeton Gazeta Shneta.
Fluvoxamine dhe kolkicina, si barna të lira – kanë marrë interes të konsiderueshëm si trajtime të mundshme për COVID-19 gjatë pandemisë.
Megjithatë, rekomandimet e sotme të OBSH-së kundër përdorimit të tyre pasqyrojnë pasigurinë e vazhdueshme në lidhje me mënyrën se si barnat veprojnë në trup dhe dëshmi të një efekti të vogël ose aspak në mbijetesë të pacientëve të infektuar.
Ekziston gjithashtu një mungesë e të dhënave të besueshme për dëmet serioze të lidhura me COVID-19 që lidhen me këto barna.
Më parë, OBSH ka bërë një rekomandim të fortë për përdorimin e nirmatrelvir dhe ritonavir, dhe rekomandime të kushtëzuara për sotrovimab, remdesivir dhe molnupiravir për pacientët me rrezik të lartë ndaj formës COVID të moderuar.
Për pacientët me COVID-19 të rëndë, OBSH rekomandon fuqimisht kortikosteroidet, me shtimin e bllokuesve të receptorit IL-6 ose baricitinib, por këshillon kundër përdorimit të plazmës konvaleshente, ivermectin dhe hidroksiklorokin në pacientë të infektuar, pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes. /Gazeta Shneta/