Në mesazhin e tij të fundvitit, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se viti 2023 kishte shënuar një pikë kthese në luftimin e sfidave të mëdha shëndetësore, por gjithashtu kishte sjellë “vuajtje të jashtëzakonshme dhe të shmangshme”.
Tedros bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve të ndihmës për Rripin e Gazës dhe u kërkoi kombeve të nënshkruajnë një marrëveshje pandemike “monumentale” për të mbushur boshllëqet e gatishmërisë që u ekspozuan gjatë pandemisë së fundit, raporton AFP përcjell Gazeta Shneta.
Tedros shpalli fundin e COVID-19 si një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik në maj.
“Kjo shënoi një pikë kthese për botën pas tre viteve të krizës, dhimbjes dhe humbjes për njerëzit kudo”, theksoi ai përmes një video-mesazhi. “Më vjen mirë të shoh që jeta është kthyer në normalitet”.
Pas 10 muajsh, OBSH gjithashtu hoqi një emergjencë të ngjashme për mpox në maj 2023, ndërsa agjencia shëndetësore e OKB-së miratoi vaksina të reja për malarinë dhe meningjitin, tha Tedros.
Megjithatë, “2023 ka qenë gjithashtu një vit vuajtjesh dhe kërcënimesh të mëdha për shëndetin”, shtoi ai.
“Përpjekjet e ndihmës nuk po i afrohen plotësimit të nevojave të njerëzve në Gaza”, tha Tedros, duke nënvizuar thirrjen e OBSH-së për një armëpushim të menjëhershëm.
Një rigjallërim i kolerës, me një numër rekord prej 40 shpërthimesh në të gjithë botën, është gjithashtu “veçanërisht shqetësuese”, shtoi ai.
Teksa mbylli vitin e 75-të të OBSH-së, Tedros tha se sa i përket gatishmërisë dhe reagimit ndaj emergjencave, mbeten boshllëqe në gatishmërinë e botës për të parandaluar pandeminë e ardhshme. /Gazeta Shneta/