Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria miraton projekt-statutin e SHSKUK-së, Vitia thotë se do të rritet efikasiteti dhe përgjegjësia

Lajme 27/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) tashmë ka një projekt-statut, i cili është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. 

Sipas këtij projekt-statuti parashihet që numri i njësive përbërëse të ShSKUK-së të reduktohet vetëm në 15 njësi. 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projekt-statut përcakton fushëveprimin, organizimin, organet drejtuese të drejtat dhe detyrimet, mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese si dhe çështje të tjera të ndërlidhura me veprimtarinë e ShSKUK-së. 

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka përmendur disa mangësi dhe paqartësi në role dhe përgjegjësi brenda strukturës së ShSKUK-së. 

“Meqenëse ky Shërbim është duke funksionuar nga viti 2015, në proces të zbatimit dhe rolit dhe përgjegjësisë si institucion i shërbimit publik që kryen veprimtari shëndetësore, edukative dhe kërkimore në fushën e shëndetësisë, në pajtim me legjislacionin për shëndetësi dhe legjislacionin përkatës, janë vërejtur mangësi dhe paqartësi në role dhe përgjegjësitë brenda vetë strukturës, si dhe koncentrim të të gjitha njësive në kuadër të një mekanizmi të vetëm të mbikqyrjes, siç është pozita e drejtorit të përgjithshëm, që shpesh ka ngulfatur punën menaxheriale dhe mbikqyrëse të vet institucionit” – ka theksuar ministri Vitia. 

Si rezultat i një analize dhe pune të Ministrisë së Shëndetësisë, Vitia ka shtuar se janë parë disa probleme dhe tashmë janë adresuar në këtë projekt-statut të ri.  

“E këto probleme si autorizimet, detyrat dhe përgjegjësitë e njësive përbërse rregullohen me statute të cilat përgatiten nga Bordi i ShSKUK-së në bashkëpunim me njësitë përkatëse të ShSKUK-së dhe miratohen nga ministri i Shëndetësisë në pajtim me ligjin për shëndetësinë” – ka shtuar ministri Vitia. 

Më tej, ministri Vitia, ka vazhduar duke thënë se funksionet e brendshme administrative dhe mëbshtetëse të ShSKUK-së, organizohen dhe kryhen nga Administrata Qendrore e vendosur në Prishtinë, e cila është përgjegjëse për të gjitha institucionet shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor të ShSKUK-së. 

“Për rritjen e efikasitetit të shërbimeve administrative, Administrata qendrore mund të vendosë nënpunës të saj nëpër njësitë përbërëse të ShSKUK-së, të cilët menaxhohen nga divizionet përkatëse të Administratës Qendrore, si dhe shërbimet teknike të njësive përbërëse të ShSKUK-së organizohen dhe kryhen nga një njësi organizative në nivel divizioni, i cili mund të themelohet në çdo njësi përbërëse të ShSKUK-së” – ka thënë ai.

Artikulli paraprakOBSH në mesazhin e fundvitit bën thirrje për plotësimin e boshllëqeve të gaditshmërisë ndaj pandemive të ardhshme
Artikulli i rradhës Presidentja Vjosa Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë për fundvit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.