Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se rreth një e treta e mjekëve dhe infermierëve në Evropë përjetojnë depresion ose ankth, një nivel pesë herë më i lartë se mesatarja e popullsisë.
Raporti, i bazuar në përgjigjet e 90,000 punonjësve shëndetësorë nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, Islanda dhe Norvegjia, zbuloi gjithashtu se një e treta e mjekëve dhe infermierëve ka përjetuar ngacmime ose kërcënime me dhunë në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, ndërsa 10% kanë përjetuar dhunë fizike ose ngacmime seksuale, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Punonjësit shëndetësorë që punojnë gjatë natës, me orë të gjata, ose kanë përjetuar dhunë, janë më të prirur për depresion dhe ankth, dhe shpesh kanë mendime vetëvrasëse. Infermierët dhe mjeket femra janë më të prekur nga depresioni dhe ankthi, ndërsa mjekët meshkuj më shpesh zhvillojnë varësi nga alkooli.
Raporti thekson nevojën urgjente për politika që ndalojnë dhunën dhe ngacmimet në punë, kufizojnë orët e gjata dhe garantojnë qasje të plotë të punonjësve shëndetësorë në shërbime të shëndetit mendor.
Drejtori i WHO Europe, Hans Kluge, paralajmëroi:
“Me mungesën e afërsisht një milioni punonjësve shëndetësorë në Evropë deri në vitin 2030, nuk mund ta lejojmë humbjen e tyre për shkak të lodhjes, dëshpërimit apo dhunës.”/Gazeta Shneta/




