Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Një milion jetë u shpëtuan nga malaria në vitin 2024

Lajme 05/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se përdorimi më i gjerë i mjeteve të reja kundër malaries, përfshirë rrjetat me përbërës të dyfishtë dhe vaksinat e rekomanduara nga OBSH-ja, ndihmoi në parandalimin e rreth 170 milionë rasteve dhe një milion vdekjeve në vitin 2024.

Inovacionet e miratuara nga OBSH-ja po përfshihen gjithnjë e më shumë në sistemet rutinë shëndetësore. Që nga miratimi i vaksinave të para kundër malaries në vitin 2021, 24 vende i kanë përfshirë ato në programet kombëtare të imunizimit, thuhet në raportin vjetor botëror kundër malaries të agjencisë.

Kimioparandalimi sezonal i malaries është zgjeruar për të arritur 54 milionë fëmijë në vitin 2024, nga rreth 0.2 milionë në vitin 2012.

Progresi drejt eliminimit vazhdoi me 47 vende dhe një territor të certifikuar pa malarie deri më sot. Kepi i Gjelbër dhe Egjipti arritën certifikimin në vitin 2024 ndërsa Gjeorgjia, Surinami dhe Timori Lindor i ndoqën në vitin 2025, thekson raporti.

Pavarësisht këtyre përparimeve, raporti potencon 282 milionë raste dhe 610 mijë vdekje në vitin 2024, rreth 9 milionë raste më shumë se vitin e kaluar. Rreth 95 për qind e vdekjeve ndodhën në rajonin afrikan të OBSH-së, kryesisht tek fëmijët nën 5-vjeç.

“Mjetet e reja për parandalimin e malaries po na japin shpresë të re, por ne ende përballemi me sfida të rëndësishme. Numri në rritje i rasteve dhe vdekjeve, kërcënimi në rritje i rezistencës ndaj ilaçeve dhe ndikimi i shkurtimeve të fondeve kërcënojnë të pengojnë progresin që kemi bërë gjatë dy dekadave të fundit. Megjithatë, asnjë nga këto sfida nuk është e pakapërcyeshme”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Raporti tregon rezistencën e pjesshme ndaj derivateve të artemisininës, të konfirmuara ose të dyshuara në të paktën tetë vende afrikane dhe paralajmëron për rënien e efikasitetit të ilaçeve.

Gjithashtu përmenden sfidat, përfshirë fshirjet e gjenit ‘pfhrp2’ që ndikon në testet e shpejta, rezistencën ndaj piretroideve në 48 vende, përhapjen e mushkonjave ‘anopheles stephensi’, ngjarjet ekstreme të motit, konfliktin dhe uljen e financimit global, i cili arriti në 3.9 miliardë dollarë në vitin 2024, më pak se gjysma e objektivit të vitit 2025.

“Raporti botëror kundër malaries është i qartë: rezistenca ndaj ilaçeve po përparon. Përgjigjja jonë duhet të jetë po aq e qartë, ilaçe të reja me mekanizma të rinj veprimi”, tha Martin Fitchet, drejtor ekzekutiv i “Medicines for Malaria Venture”.

OBSH-ja u kërkon vendeve endemike të mbajnë angazhimet e përcaktuara në Deklaratën e Yaounde-s dhe të përshpejtojnë veprimet në kuadër të iniciativës “Big Push” për të mbrojtur progresin drejt të ardhmes pa malarie.

Artikulli paraprakMoti sot, vranët e shi
Artikulli i rradhës Gazetari Vitija e kritikoi vendimin për uljen e numrit të shtretërve, Spitali i Pejës reagon me një sqarim

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.