Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ju mund të vaksinoheni kundër Covid dhe gripit sezonal në të njejtën periudhë.
Sipas tyre, në rast se merrni këto vaksina në një kohë të afërt, efektiviteti i tyre do të shfaqet njësoj shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
“Çdokush mund të marrë të dy vaksinat së bashku”.
“Nuk ka ulje të efektivitetit të asnjërës prej vaksinave kur merren në një kohë të përafërt”, tha Siddhartha Datta, këshilltare rajonale e OBSh-së për vaksinat në Evropë, në një konferencë për shtyp.
Rikujtojmë se, vaksinat kundër Covid dhe gripit krijojnë antitrupa specifike dhe qeliza të tjera mbrojtëse imune që janë të pajisura në mënyrë unike për t’ju mbrojtur kundër viruseve për të cilat janë krijuar ato vaksina.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se është e nevojshme të vaksinoheni kundër Covid-19 dhe gripit në mënyrë që të mbroni plotësisht veten./Gazeta Shneta/