Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH paralajmëron: Rritet rreziku nga bakteret rezistente ndaj barnave, mungojnë trajtime të reja

Jetë 02/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka paralajmëruar se bota po përballet me një kërcënim gjithnjë e më të madh nga bakteret rezistente ndaj barnave, ndërsa pipeline-i i trajtimeve dhe testeve të reja mbetet i pamjaftueshëm për ta përballuar këtë sfidë.

Sipas OBSH-së, rezistenca antimikrobike (AMR) shkakton mbi 1 milion vdekje çdo vit dhe është një nga kërcënimet më të mëdha shëndetësore globale, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Kryesisht ajo shkaktohet nga mbipërdorimi dhe keqpërdorimi i antibiotikëve, antiviraleve dhe antifungaleve te njerëzit, kafshët dhe bimët.

Raportet e reja të OBSH-së tregojnë se:

Aktualisht vetëm 90 antibiotikë janë në faza të ndryshme të testimit klinik, krahasuar me 97 një vit më parë.

Vetëm 15 prej tyre konsiderohen inovativë.

Që nga viti 2017, vetëm 17 antibiotikë të rinj kanë marrë autorizim për treg.

Shumica e projekteve të reja zhvillohen nga kompani të vogla me më pak se 50 punonjës.

OBSH thekson gjithashtu boshllëqet serioze në formulimet për fëmijë dhe mungesën e trajtimeve orale për pacientët ambulatorë.

“Pa investime të reja dhe përpjekje serioze për t’i bërë trajtimet dhe testet më të qasshme, infeksionet rezistente ndaj barnave do të vazhdojnë të përhapen,” u shpreh Yukiko Nakatani, ndihmësdrejtoreshë e përgjithshme e OBSH-së.

Agjencia kërkon më shumë financim, transparencë të të dhënave dhe modele të reja mbështetjeje për ndërmarrjet e vogla e të mesme, të cilat janë shtylla kryesore e zhvillimeve të reja në këtë fushë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTesti gjenetik zbulon rrezikun e kancerit të gjirit
Artikulli i rradhës Pse duket sikur gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri? Studimet sugjerojnë mbidiagnostikim

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.