Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH, pritet të mblidhet komiteti për të vlerësuar nëse lija e majmunëve është një emergjencë shëndetësore

Lajme 14/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

OBSH, njofton se do të mban një takim urgjent javën e ardhshme për të përcaktuar nëse do të klasifikohej shpërthimi global i lisë së majmunëve si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim mbarëkombëtar.

“Përhapja e lisë së majmunëve është e pazakontë dhe shqetësuese,” u tha gazetarëve, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, përcjell Gazeta Shneta.

“Për këtë arsye kam vendosur që javën e ardhshme të mbledh Komitetin e Emergjencës sipas rregulloreve ndërkombëtare shëndetësore, për të vlerësuar nëse kjo shpërthim paraqet një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim mbarëkombëtar”.

Komiteti i urgjencës do të mblidhet më 23 qershor për të diskutuar përcaktimin, i cili është alarmi më i lartë që agjencia e OKB-së mund të japë.

“OBSH po punon gjithashtu me partnerë dhe ekspertë nga e gjithë bota për ndryshimin e emrit të virusit të lisë së majmunit dhe sëmundjes që ai shkakton,” tha Tedros.

“Ne do të bëjmë njoftime për emrat e rinj sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Para disa muajve të fundit, lija e majmunëve ishte e kufizuar në përgjithësi në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.

Tedros tha se 1,600 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve dhe 1,500 raste të dyshuara janë raportuar në OBSH këtë vit nga 39 vende, 32 prej të cilave janë goditur kohët e fundit nga virusi.

Ndërsa 72 vdekje janë raportuar në vendet ku lija e majmunëve ishte endemike, asnjë nuk është parë në vendet e reja të prekura, tha Tedros.

Për të luftuar përhapjen globale, OBSH synon të rekomandojë “mjete të provuara dhe të testuara të shëndetit publik duke përfshirë mbikëqyrjen, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin e pacientëve të infektuar”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTetë raste pozitive me COVID-19 regjistrohen në Kosovë
Artikulli i rradhës Emiratet e Bashkuara Arabe, bëjnë thirrje për kujdes ndaj COVID pasi rastet u dyfishuan brenda një jave

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.