Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përcjell rekomandimet rreth përdorimit të vaksinës anti covid nga vaksina AstraZeneca nga mosha 18-vjecare.
Sipas OBSH-së, vaksina anti covid duhet të administrohet me dy doza, tetë deri në 12 javë distancë nga njëra tjetra shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ky udhëzim i përkohshëm i OBSH-së, tregon se “OBSH rekomandon një interval prej tetë deri në 12 javë ndërmjet dozave.Nëse doza e dytë administrohet pa dashje, më pak se 4 javë, doza nuk ka nevojë të përsëritet.Nëse administrimi i dozës së dytë vonohet pa dashje pas 12 javësh, duhet dhënë në mundësinë e parë.Rekomandohet që të gjithë individët e vaksinuar të marrin të dy dozat”.
Rikujtojmë se vaksina anti covid nga Oxford/AstraZeneca administrohet si injeksion intramuscular dhe ka një efikasitet prej 63.09% kundër infeksionit simptomatik të koronavirusit, sipas rekomandimeve të përkohshme të OBSH-së./GazetaShneta/