Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), përditëson vazhdimisht një udhëzues të rregulltë mbi trajtimet me barna për COVID-19.
Përditësimi i fundit rekomandon fuqimisht një bari për artritin të quajtur baricitinib për pacientët me sëmundje të rënda ose kritike, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Rekomandimi pason një rishikim nga një panel ekspertësh të provave më të fundit nga të dhënat klinike.
Përditësimi rekomandon gjithashtu antitrupin monoklonal sotrovimab për individët që nuk kanë COVID-19 të rëndë, por janë në rrezik të lartë të shtrimit në spital.
Paneli bëri një rekomandim “të kushtëzuar” për antitrupin monoklonal sotrovimab për të trajtuar njerëzit që nuk kanë COVID-19 të rëndë, por janë në rrezik të lartë të shtrimit në spital.
Arsyet e mundshme për rrezik të lartë që përmend udhëzimi përfshijnë: mungesa e vaksinimit, mosha më e vjetër, imuniteti i dobësuar si dhe gjendje kronike paraekzistuese si përshembull diabeti. /Gazeta Shneta/