Vala e tretë e Covid në Afrikë është stabilizuar, ndërkohë që procesi i vaksinimit kundër Covid ka marr një ritëm më të shpejtë.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Rreth 248 mijë raste të infektimit janë të regjistruar javën e kaluar, nga 282 mijë raste të raportuara në mesin e muajit korrik.
Ndërsa, numri i të vaksinuarve është trefishuar në 13 milionë, bëri të ditur Matshidiso Moeti, drejtore rajonale e OBSh-së,në një konferencë për shtyp.
Ndonëse përbëhet me një popullsi prej 1.3 miliardë qytetarë, Afrika është përballur me valën e tretë të Covid që nga muaji maj, ku spitalet kanë qenë të stër-mbushura dhe ritmi i procesit të vaksinimit ka qenë shumë i ulët, në krahasim me Evropën dhe Amerikën e Veriut.
COVAX fillimisht shpresontë të vaksinonte 20 për qind të popullsisë afrikane këtë vit, mirëpo për shkak të vonesave, OBSh-ja shpreson të vaksinojë 10 për qind të njerëzve deri në fund të muajit shtator, tha Moeti.
“117 milionë doza priten të arrijnë në muajin e ardhshëm dhe 34 milionë doza shtesë nevojiten për të arritur objektivin”, u shpreh ajo./GazetaShneta/