Është quajtur Testimi i Solidaritetit dhe mbi 70 vende tashmë janë regjistruar për të kryer prova klinike për të përshpejtuar trajtime efektive dhe të sigurta për koronavirusin.
Prova, e nisur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), do të krahasojë katër mundësi trajtimi për të parë nëse ato janë efektive në luftimin e koronavirusit shkruan sea.mashable, transmeton GazetaShneta.
Pacientët me virus do të regjistrohen për të parë nëse këto katër trajtime ngadalësojnë përparimin e pandemisë dhe nëse kjo rrit nivelin e mbijetesës së pacientëve.
Remdesivir
Sipas webfaqes së OBSH-së, Remdesivir ishte testuar më parë si trajtim për Ebolën. Tek kafshët me sindromën e frymëmarrjes në lindjen e Mesme (MERS-CoV) dhe sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS), trajtimi ka treguar rezultate premtuese.
Lopinavir / Ritonavir
OBSH deklaron se ky është një trajtim i licencuar për HIV. Testi klinik do të vlerësojë nëse ky trajtim ndihmon në përmirësimin e kushteve të pacientëve dhe nëse parandalon që një person të infektohet nga COVID-19.
Interferon beta-1a
Ky ilaç i veçantë është i njohur mirë për trajtimin e pacientëve me sklerozë të shumëfishtë.
Kloroku dhe hidroksilklorina
Pacientët me kushte malarie dhe reumatologjike dihet që janë trajtuar me klorokinë dhe hidroksilkolinë. Sidoqoftë, disa studime nga Kina dhe Franca japin indikacione se ilaçi mund të ndihmojë pacientët COVID-19 të prekur nga pneumonia./GazetaShneta/