Më shumë të rinj janë duke u sëmurë rëndë nga koronavirusi, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), pasi numri i vdekjeve tejkalon 50,000 globalisht.
Organi shëndetësor ndërkombëtar tha që individët në vitet 30, 40 dhe 50 ishin duke u marrë në kujdes intensiv me sëmundjen, pavarësisht se nuk kishin çështje themelore shëndetësore shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Sidoqoftë, ekspertët thanë se shumica e njerëzve që përjetojnë sëmundje të rëndë priren të jenë më të moshuar dhe me probleme të tjera shëndetësore.
Dr Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, tha në një konferencë për shtyp në Gjenevë se një në gjashtë vdekje COVID-19 në Kore kishte qenë njerëz nën moshën 60 vjeç./GazetaShneta/