Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Farmacistëve kërkon ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për importin e produkteve pa paralele

Lajme 11/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Farmacistëve të Kosovës po kërkon ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për importin e produkteve pa paralele.

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka mbajtur dje një takim me krerët e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Në këtë takim është kërkuar ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për importin e produkteve pa paralele, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas kryetarit të ri të OFK-së Kadri Bytyqi, ky UA e ka çrregulluar sektorin farmaceutik.

“Po ashtu Kryetari Bytyqi, gjatë takimit shprehu shqetësimin e sektorit farmaceutik mbi problematikat të cilat janë shkaktuar në furnizimin me barna pas hyrjes në fuqi të UA për thjeshtëzimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve pa paralele, të cilën  e konsideron se ky UA jo që nuk ka thjeshtëzuar por vetëm sa ka komplikuar furnizimin e tregut me barna, duke kërkuar ndryshimin e tërsishëm të tij, dhe marrjen parasysh të komenteve të palëve të interesit gjatë hartimit të tij”, thuhet në njoftimin e OFK-së.

Ky UA u ndryshua në janar të këtij viti në kohën kur MSh përballej në procedurën tenderuese për furnizimin me insulina. Kompania që ishte shpallur fituese për insulina nuk mbante Autorizim Marketing. UA u ndryshua duke pamundësuar tenderimin e produkteve pa AM.

Njoftimi i plotë:

Takim i përbashkët institucional mes OFK dhe AKPPM

Në zyret e OFK-së, gjatë ditës është mbajtur takim i përbashkët mes AKPPM të Kryesuar nga z. Sejdë Tolaj zv. Kryeshef dhe z. Kadri Bytyqi – Kryetar i OFK-së

Gjatë këtij takimi, është analizuar situata në të cilën ndodhet sektori jonë, duke parë hapësirat e përbashkëta për bashkpunim në drejtim të zgjidhjes së tyre.

Të dy palët u pajtuan për hartimin e numrit të ri të regjistrit të barnave i cili si i tillë do të jetë në formë elektorinike, me të cilin do të mbështetet puna profesionale e farmacistëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor.

Gjithashtu u diskutua baza ligjore mbi funksionimin e orarit nacional të barnatoreve në tërë vendin, duke u kërkuar që sa më parë të nxjerret akt juridik me vlefshmëri obliguese për tërë territorin e Republikës së Kosovës, me të cilin do të rregullohej orari i funksionimit të barnatoreve si institucione shëndetësore.

Po ashtu Kryetari Bytyqi, gjatë takimit shprehu shqetësimin e sektorit farmaceutik mbi problematikat të cilat janë shkaktuar në furnizimin me barna pas hyrjes në fuqi të UA për thjeshtëzimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve pa paralele, të cilën  e konsideron se ky UA jo që nuk ka thjeshtëzuar por vetëm sa ka komplikuar furnizimin e tregut me barna, duke kërkuar ndryshimin e tërsishëm të tij, dhe marrjen parasysh të komenteve të palëve të interesit gjatë hartimit të tij.

Të dy drejtuesit e insitucioneve shprehen gadishmërinë e tyre për vazhdimin e bashkpunimit drejt zgjidhjeve të përbashkët të problematikave të sektorit tonë.

Artikulli paraprakIKSHPK me konferencë për media njofton për gjendjen e ujit në Badovc: Ende i papijshëm
Artikulli i rradhës Prof. Venera Berisha-Muharremi “invited speaker” në Kongresin Botëror të Trajtimit Laserik

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.