Oda e Mjekëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve pas lajmit të hidhur për vdekjen e Dr. Ilirjana Raça-Bunjaku.
Postimi i odës:
“Ndahet nga jeta Prof. Asoc. Dr. Ilirijanë Raça-Bunjaku.
Prof. Asoc. Dr. Bunjaku ishte ish- drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë të QKUK-së në Prishtinë dhe mësimdhënëse në Fakultetin e Infermierisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”.