Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oftalmologët e QKUK-së ndihmojnë kolegët në spitalet rajonale, kryejnë bashkë operacione

Lajme 18/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare ka njoftuar se oftalmologët e klinikës së syve po i ndihmojnë kolegët e tyre në spitalet e përgjithshme që të kryejnë operacione që nuk i kanë realizuar deri më tani.

“Me këtë projekt, Klinika e Syve synon të ngrisë nivelin e aftësimit profesional të spitaleve regjionale në fushën e oftalmologjisë dhe t’i mundësojë pacientit të marrë shërbime më afër vendbanimit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë: Klinika e Syve ofron mbështetje për spitalet e përgjithshme

Klinika e Syve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të aplikojë projektin, që në thelb ka ofrimin e shërbimeve oftalmologjike me metoda moderne edhe në spitalet regjionale.

Një ekip prej mjekëve specialistë, javën e shkuar, në Spitalin e Prizrenit, ka operuar 6 pacientë, që kishin probleme me perden e syrit.

Me këtë projekt, Klinika e Syve synon të ngrisë nivelin e aftësimit profesional të spitaleve regjionale në fushën e oftalmologjisë dhe t’i mundësojë pacientit të marrë shërbime më afër vendbanimit.

Duke e konsideruar të nevojshme, mjekët e syve nga QKUK do të fillojnë prej muajit mars të implementojnë, gjithashtu, metodën e avastinës apo trajtimit me injeksione intraviterale në brendësinë e syrit në qytetin e Gjilanit, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Artikulli paraprakA është e rrezikshme të keni presion të ulët të gjakut gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës A e dini se – gjendja juaj emocionale gjatë ditës varet nga muzika e alarmit që posedoni

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.