Oftalmologët e Kosovës do të organizojnë kongresin e katërt nacional dhe takimin e dytë ballkanik të oftalmologëve.
Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Shneta.
Kongresi do të hapet më datën 25 tetor nga ora 9:45 dhe në të pritet të marrin pjesë mbi 50 ligjërues ndërkombëtarë.
Njoftimi i plotë:
KONGRESI I KATËRT NACIONAL I SHOQATËS SË OFTALMOLOGËVE TË KOSOVËS DHE TAKIMI I DYTË BALLKANIK I OFTALMOLOGËVE
Me 25 dhe 26 Tetor 2024, në Hotel Emerald, Prishtinë do të mbahet Kongresi i 4-të Nacional i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës (SHOFK) si dhe Takimi i 2-të Ballkanik i Oftalmologëve në bashkëpunim me Shoqatën e Oftalmologëve të Turqisë (TOD).
Hapja solemne e Kongresit bëhet me 25 Tetor 2024 nga ora 9.45.
Ndihemi tejet të lumtur që do të prezantojmë programin shkencor më të pasur deri më tani!
https://ëëë.shofk.org/vieë-the-programm
– 116 prezantime nga të gjitha lëmitë oftalmologjike
– mbi 50 Ligjërues ndërkombëtarë nga:
Shqipëria, Turqia, Gjermania, Greqia, Portugalia, Egjipti, Slovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Rumania dhe Maqedonia e Veriut
– mbi 50 ligjërues nga Kosova, dhe rajoni




