Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rriten rastet e zgjebes në Shqipëri, apelohet për kujdes të shtuar

Lajme 21/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë rritur rastet e infeksionet nga zgjebja në Shqipëri. Alarmi u dha nga dermatologia Violeta Dajçi, sipas të cilës nuk ka ditë që dermatologët mos të hasin pacientë  me këtë lloj infeksioni.

Mjekja theksoi se mutacioni i ri i këtij infeksioni prek edhe më të pastrit, ndërsa apeloi për kujdes të shtuar, raporton A2CNN.

“Ka raste të shtuara të zgjebes. nuk ka ditë që dermatologët të mos hasen me pacientë të infektuar nga ky lloj paraziti. Është parazit që përhapet me shpejtësi nëpërmjet kontaktit, duke dhënë dorën duke u përqafuar. Përhapet shumë lehtë dhe më shpesh me personat që kemi më shumë kontakt.  Kujdesi është që kur je në ambient me persona të infektuar të kesh kujdes të shtuar për mbrojtjen tënde, të dezinfektosh më shpesh duart, ose kur e di që e ke këtë parazit duhet ti të ruash të tjerët. Kur kjo përhapet në rreth familjar mund të ndodhë që të përhapet dhe të ndodhë rreth vicioz. Nuk ka moshë, apo seks të përzgjedhur. Nuk është më tek njerëzit e papastër, përhapet në ata që kanë higjienë më të shtuar. Nuk është si më përpara që e mjekoje në familjarë dhe bëje pauzë ose largohej. Tani ndodh që në të njëjtën familje nuk e kanë të gjithë personat”, tha mjekja.

Dermatologia theksoi se mutacioni i ri zgjebes nuk mjekohet aq lehtë si më përpara dhe jo gjithmonë funksionon mjekimi familjar. Sipas saj rastet më të shpeshta kanë ardhur nga jashtë.

“Ky lloj parazitit apo variant i ri që ka hyrë në Shqipëri nuk është si më parë; zgjedh tipin e lëkurës ku i pëlqen të banojë dhe nuk është në familjarët e tjerë. Por nuk mjekohet aq lehtë si më përpara, është më e vështirë. Ne japim mjekim familjar. por jo gjithmonë funksionon. Si mjeke me eksperiencë kam kontraktuar shumë raste nga pacientë që vinin nga jashtë Anglia, Spanja e Italia. Nga këto vende është pjesa më e madhe që e thonë”, theksoi Dajçi.

Një nga shenjat karakteristike të zgjebes, sipas dermatologes është kruajtja sidomos natën kur trupi bie në qetësi. Ajo bën apel që nëse vënë re këto shenja t’i drejtohen mjekut dhe këshillon që përveç higjienës, dielli dhe hekuri e mbysin këtë sëmundje.

Zgjebja sipas dermatologes nuk hyn te sëmundjet e rrezikshme, por krijon psikoza të tmerrshme, ka mundësi të kthehet në kronike, nuk ka imunitet dhe kohëzgjatja është e papërcaktuar.

 

Artikulli paraprakKatër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Oftalmologët organizojnë kongresin e katërt nacional dhe takimin e dytë ballkanik

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.