Gjatë këtyre ditëve është diskutuar rreth ligjit të ri për paga në të gjithë sektoret në nivel vendi duke përfshirë edhe sektorin e shëndetësisë.
Sipas oftalmologut, Florim Zejnullahu, një ligj i veçantë për pagesat e performancës në shëndetësi do të nxirrnin përgjithmonë nga hendeku këtë sektor.
Përmes një reagimi oftalmologu ka shkruar edhe rreth sigurimeve shëndetësore e vështirsive që hasin gjatë punës.
“Një sigurim shëndetësor ku do të kishte një çmimore të shërbimeve shëndetësore, dhe mjekut-kirurgut do t’i paguhej përqindja në secilen procedurë do të ishte pagesë reale dhe do të kontribonte në stabilizim të sektorit shëndetësorë në të gjitha aspektet. Kjo çështje është më shumë kauzë e qytetarve se sa e mantelbardhëve që po gjenden disi me punë të dyfisht. Mos të marrim modele rajonale sepse të gjithë e kanë sistemin shëndetësor të brisht dhe të korruptuar”, është shprehur mes të tjerash Zejnullahu.
Ai thotë se përkundër vështirsive që hasin në Klinikën e Syve personeli shëndetësore në këtë klinik kryen intervenime specifike që nuk kryhen në Tiranë dhe në Shkup.
Postimi i plotë i tij:
Nje ligj i veçant per pagesa te performances ne shendetesi do te nxirrte pergjithmon nga hendeku kete sektor.
Një sigurim shëndetësor ku do të kishte një çmimore të shërbimeve shëndetësore, dhe mjekut-kirurgut do t’i paguhej përqindja në secilen procedurë do të ishte pagesë reale dhe do të kontribonte në stabilizim të sektorit shëndetësorë në të gjitha aspektet.
Kjo çështje është më shumë kauzë e qytetarve se sa e mantelbardhëve që po gjenden disi me punë të dyfisht.
Mos të marrim modele rajonale sepse të gjithë e kanë sistemin shëndetësor të brisht dhe të korruptuar.
Sa për ilustrim;
Ne ne kliniken e syve perkunder veshtiresive ne te kaluaren ja kemi arritur qellimit që te fusim në rutinë shumicen e intervenimeve që kryhen në oftalmologji. Dhe mund të them me përgjegjësi të plotë se kryejm intervenime specifike që nuk i kryen as Tirana e as Shkupi ne sektorin publik. Reduktuam buxhetin e shtetit për afër dy milion në vit kështu që pacientët marrin shërbime shëndetësore kualitative dhe nuk kanë nevoj të bredhin andej këndej në mbi 90% të rasteve.
Dhe pse po shkruaj, për të treguar një realitet që është duke ndodhur dhe këthim nga e mbara.
Por shteti ku është a po i sheh më në fund këto zhvillime?
Unë dhe koleget e mi fillojm punën në orën 7:0 të mëngjesit, dhe sa mbarojm atë punojmë edhe 4 orë pasdite në ordinancat private, pra deri në ora 20:00.
A mendoni se është në rregullë,
që mjekët të bëjne 12 orë punë dhe të stërngarkohen kur dhanë një shembull për të mirë.
Paga sdo të duhej të ishte temë poqese kirurgu do të paguhej për nivelin e punës që do të kryente.
Hendeku i krijuar në mes të mjekut dhe pacientit është pikërisht një mundësi e dytë, puna pasdite.
Këtu ndodhë ajo dyftyrësia e këtij sistemi të trashëguar që stërngarkoj mantelbardhet duke jua ulë respektin dhe të rrezikoj shëndetin e pacientëve në përditshmëri.
Pacientët janë lënë pa sigurim shëndetësor dhe të pasigurt në shërbimet shëndetësore që marrin, ndërsa mjekët në shumë raste kanë harruar zanatin e shenjtë, janë tjetërsuar në robot pune e paraje e po ballafaqohen me shëndetin për shkak të parregullësis së sistemit, ku vetëm në muajt e fundit dhjetra prej tyre kanë lëshuar punën në QKUK, e të cilët zor të krijohen në 10 vitet e ardhshme.
Pacientët në hallë dhe të pasigurt bredhin sa andej këndej dhe prap harxhojnë po ato para qo do tju duheshin në baza mujore për sigurim shëndetësor, ku do të paguhej direkt mjeku i tyre që do merrej me shëndetin e tyre.
Nuk jemi këthyer ende para vitit 1990 kur mjeku kishte respekt e dinjitet e baballarët tanë kishin librezat shëndetësore dhe ishte gjithçka në rregull për atë kohë, edhepse ka ndyshuar epoka rregulli është rregull, dinjiteti është dinjitet.
Edhe diqka, psh paga te ne është e njëtrajtshme, dhe paguhen vikendet më shumë se ditët e punës,
E halli…mjeku qe bënë 2-3 intervenime kirurgjike apo asnjë në muaj merr para më shumë se mjeku që kryen 50 intervenime në muaj sepse i ka qëlluar një e premte ose e shtune kujdestaria, sa e pakuptuashme aq edhe e turpshme, sistem bërllog.
As me një euro shtesë për operacion nuk respektohet ai që kryen intervenime më shumë se të tjerët, e keni rrogën thonë disa, ani pra po dalim edhe ne po rrijm në kafe e po operojmë veq privat…nëse dikujt prej pasluftës ju ka dukë që mjeku e ka pagen e duhur dhe i ka punët mirë.
Është krejtësisht falce paga në shëndetësi, ejani deputet e ministra e shikoni protokolet sa dhe kush çka punon e si kalkulohen pagat në shëndetësi, si torturohen kirurget qe kanë nam edhe përtej kufijëve në nivelin e klikimeve në hyrje dalje në punë dhe si shpallen mjekët më të mirë ata që klikojnë hyrje dajet me rregullë në punen e tyre falce e jo ata që kryejn shumicen e operacioneve dhe mbajnë barrat e klinikave.
Ne nuk jemi punëtor të komunës, apo të arsimit, jemi më lart por vlerësohemi dhe trajtohemi bukfalisht, bujkërobër, arsimtari paska mundësi të dal nga puna po sa ti krynë dy orë mësimi, e mjeku kryen 5 operacione e ska drejt me dal para kohës së klikimt, turp e nënçmim ska ku shkon me tej.
Mendësia e ish sistemit komunist dhe mjekesia e solidaritetit në kontiunitet ka krijuar nje pamje falso.
Pritshmëritë deri në pafundësi prej politikës, që në vend që të rregulloj shëndetësine jo që bënë hap përpara , por vetëm bënë punësime sociale për vota dhe shkepen specializime si bumbona pa planifikim nga baza duke krijuar anarki totale dhe numër qesharak të specializimeve e punësimeve bash aty ku ska nevojë.
Ministra te jashte fushës mjekësore e poashtu ministra jashtë realitetit kosovar konsumuam deri tash pa asnje qasje të duhur në zgjidhjen e problemeve të shumta në sistem, përveq argat të partive të tyre asgjë më shumë.
Pra, nuk do ta rëndonte askënd, as buxhetin as pacientin nëse mjekut do t’i vlerësohej puna dhe do të paguhej në nivel të çdo procedure dhe intervenimi.
Mua nuk do më interesonte nëse kolegu im do i merrte 2000 euro më shumë në
muaj sepse din dhe kryen punë më shumë se unë.
Dhe nga një pagë bazë për atë që janë pjesë e sistemit e deri në 10000 apo 15000 euro për kirurg që janë asete kombëtare, që pa ta do kolapsonin shërbimet sepse çdo intervenim ka rrezikshmëri, është stres, punë e lodhshme, përgatitje paraprake dhe ballafaqim tërë jeten me shëndetin e atij pacienti.
Dhe fund punës pasdite, t’i këthehemi familjes dhe të lirohemi nga mendësia e robit.
Po flas se guxoj të flas ; sepse me vetëdije të plotë si ish drejtor klinike kam ngritë dhe avancuar kualitetin e shërbimeve në Klinikën e Syve me gjithë brishtësinë e sistemit dhe pengesave, që pacientët tanë mos të operohen me metoda të tejkaluara apo të diagnostifikohen me aparatura të viteve të 80ta. Si askush më parë e kam shty me gjoks zhvillimin dhe tash po shihen rezultatet.
Dhe, sa për ilustrim,
Me sa mbaj në mend…
Te merkuren pra, paardje kam kryer 9 intervenime kirurgjike ne klinikë
Të henen 9
Të premten 9
Të enjten 7
Te merkuren e kaluar 10 a 12 kam harruar tashmë dhe poashtu edhe shumë kolegë të mij operator kryejn dhjetra intervenime në baza javore, plus detyrohemi të punojmë pasdite dhe i gjejmë fëmijët në gjumë.
Nuk e dijmë sa do të zgjas kjo, kemi hyrë në këtë rutinë derisa të na lejoj shëndeti dhe kondicioni fizik që moti kemi harruar të merremi me te.
Ne nuk do të ndalemi dhe do të kontribojm sidoqë të vjen puna pa marrë parasysh se si do të vepron shteti apo zyrtarët që bëjnë sehir zyreve dhe tentojnë barazohen sidomos me kirurgët, ku të tillët në përëndim vozisin Porche ndërsa ne jemi katandisur si mos më keq duke pritur që dikujt po i bjen në mend për neve.
Ne na kanë shkolluar prindërit dhe familja, na kanë dhënë dije profesorë që i njeh bota dhe jemi mbetur që punën të na e vlersojnë ligjvënsit e partive, kërkushat.
Pra është e drejtë bazike që ne si komunitet të vendosim për çmimet tona dhe punën tonë.
Moleri moler edhe ka çmim.
Për tri ditë që ma ka ly banesen mi i ka marrë 1100 euro e unë pse me ja operu prindin pa para, a nisemi nga kjo logjikë?
Është e turpshme dhe e rrezikshme të vazhdohet në këtë mënyrë.
Por, a ka ardhur koha qe ne te ngrehim frenin e dorës dhe ta sjellim veturen në të kundërten?
Cila është zgjidhja?
Përse të konsumohemi ende nga dikush që spo na e dinë vleren? Jo nga populli se mund të keqkuptohemi por nga politikan e ligje koti.
Dhe shpesh po refuzojmë oferta pune mbi dhjetra mijra euro jashte vendit…
A ka kuptim të vazhdohet kështu?
Ku, përditë gjatë punës e vrehet se ka një dozë mosbesimi, parahatie e pothuajse polarizimi në raport mjek-pacent.
Dhe;
Njërit- mjekut, po i duket që po jap shërbim falas, me libreza e letra pa asnjë cent, dhe spo ja din vleren, se po kryen punë të detyruashme për shkak të një pritje të pa fund…të një far rroge që po përflitet, që spo ka autoritet para pacientit, sepse është shumë dorëshlirë dhe ai kur po hynë po shanë me duar në xhepa e kur po del po ja gjuan deren, e po i duket që ma vlerë në këtë shoqëri po ka inkasanti i rrymes që po jau këput kabllat e rrymes për çdo muaj sesa ai që spo ka qare pa dhënë shërbim tjetrit i cili spo ja din vleren një shërbimi shëndetësor apo një shpëtim jete….
E tjetri- pacienti, hyne me ngarkes para një mjeku që nuk ja këthen as përshëndetjen, i lodhur i ngrysur nga lodhja kronike, del i mllefosur, shkon në një klinikë private ku i kërkojnë psh 2000 euro për atë trajtim e detyrohet prap të këthehet ta bëjë zgjidhjen aty ku gjithëçka është një euro, [se ende ka budallenjë që e shpërdorojnë profesionin e vet sepse në ngarkim shkarkim kamionësh kishin marrë të njëjten pagë, plus bakshish bile] …..e herë i duket engjëll herë ujk… dhe mendon t’ja gjejë dikënd të intervenoj apo t’ ja shtij do pare në xhep se e ka rrogen e vogël ky far fakiri, e edhe kështu po duket debill, se me pa kon dikushi s’ kish nejt këtu për 600 euro.
E…mozomakeq kur thojnë të vjetrit.
U tepru dhe u stërtepru e jemi fundos keq. Total jashtë realitetit edhe falco.
Qytetarët janë tanët dhe ne dhe politika nuk jua kemi borxh këtë anarki sistemi, a boll nuk hjeku ky popull që ne të mos të jem të zot që tua sigurojm një shërbim shëndetësor të dinjitetshëm?
Vdekje fashizmit-Liri Popullit.
VAZHDOJMË/Gazeta Shneta/




