Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 24 pacientë të infektuar me coronavirus.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar tetë pacientë si dhe një në Mjekimin Intensiv, një pacient është duke u trajtuar edhe në Klinikën e Gjinekologjisë.
Sa i përketë spitaleve rajonale, në Gjakovë trajtim mjekësorë janë duke pranuar nëntë pacientë të prekur nga coronavirusi, dy në spitalin e Prizrenit, një në spitalin e Pejës si dhe gjashtë të tjerë në atë të Gjilanit.
Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë regjistruar 188 raste të reja me COVID-19.
Aktualisht në Kosovë janë mbi 2 mijë e 200 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/




