Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OFTK-ja shënon 10-vjetorin me hapjen e Konferencës IV Ndërkombëtare të Fizioterapisë

Lajme 16/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konferenca e IV  Ndërkombëtare e Fizioterapisë ka nisur punimet, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për komunitetin e fizioterapisë në Kosovë dhe më gjerë. Konferenca organizohet nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës dhe këtë vit përkon me 10-vjetorin e themelimit të saj.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, figura të njohura të shëndetësisë, si dhe mysafirë nga organizata prestigjioze të fizioterapisë, përcjell Gazeta Shneta.

Kryetari i OFTK-së, Feim Gashi, në fjalën hyrëse theksoi rëndësinë e veçantë të kësaj konference, duke vlerësuar rrugëtimin 10-vjeçar të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës. Ai tha se gjatë kësaj dekade është punuar vazhdimisht për avancimin e profesionit, ngritjen e standardeve profesionale dhe fuqizimin e rolit të fizioterapeutëve në sistemin shëndetësor.

Ndërkaq, Bekim Haxhiu e cilësoi jubileun si dëshmi të përkushtimit dhe punës së palodhshme të profesionistëve të fizioterapisë në Kosovë. Ai rikujtoi se organizata nisi nga një ekip i vogël dhe sot numëron mbi 1200 anëtarë, duke falënderuar bashkëpunëtorët vendorë dhe ndërkombëtarë për kontributin në themelimin dhe zhvillimin e fizioterapisë në vend.

Presidenti i World Physiotherapy, Michel Landry, përgëzoi OFTK-në për arritjet dhe zhvillimin e madh të profesionit që nga viti 2001. Ai vlerësoi organizimin e konferencës dhe rolin e fizioterapisë në sistemin modern shëndetësor.

Po ashtu, Tim Nemeth shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në konferencë, duke vlerësuar punën e OFTK-së në organizimin e ngjarjeve shkencore dhe profesionale.

Në konferencë folën edhe ish-ministrat e Shëndetësisë Ferid Agani dhe Armend Zemaj, të cilët vlerësuan kontributin e fizioterapeutëve në avancimin e kujdesit ndaj pacientëve dhe në trajtimin e pacientëve gjatë pandemisë Covid-19.

Ndërsa Hysni Bajrami theksoi suksesin e odave të profesionistëve shëndetësorë dhe kontributin e veçantë të Prof. Bekim Haxhiut në themelimin e OFTK-së.

Në fund të ceremonisë u ndanë mirënjohje për personalitete dhe profesionistë të fizioterapisë për kontributin e tyre në avancimin e profesionit në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtarët po studiojnë lidhjen mes stresit kronik dhe kancerit
Artikulli i rradhës Shpërthime të reja të Ebolës në Afrikë, rritet alarmi shëndetësor

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.