Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OIK organizoi simpozium me pjesëmarrje ndërkombëtare, Vitia: Infermierët janë boshti i sistemit shëndetësor

Lajme 11/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Infermierëve të Kosovës ka organizuar një simpozium “Infermierët e bashkuar, një forcë për ndryshim” ku kanë marr pjesë edhe profesionistë ndërkombëtar ndërsa i pranishëm ka qenë edhe minsitri Vitia.

Në këtë simpozium kryetarja e OIK-ut Nexhmije Gori ka deklaruar se nuk do të merren më vendime pa prezencën e infermierëve.

Tutje ajo ka thënë se kërkesat për rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kushteve të punës që do të rezultonin me rritje të cilësisë në shërbime, duke mos anashkaluar edhe trajtimin serioz të kërkesave të komunitetit që zgjidhjen e kërkojnë tek migrimi.

“Fatkeqësisht trendet ballkanike të migrimit kanë përfshirë edhe Kosovën dhe ne si OIK jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me gjithë akterët shtetërorë që kanë synim uljen e migrimit”, ka thënë kryetarja Nexhmije Gori.

Ministri i shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka thënë se puna e infermierëve është boshti i një sistemi të fortë dhe të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor me qëllim që t’i përgjigjet sfidave dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase për të gjithë qytetarët.

Njoftimi i plotë nga OIK:

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë përmes një simpoziumi me pjesmarrje ndërkombëtare, me moton “Infermierët e bashkuar, një forcë për ndryshim”.

Simpoziumin e ka hapur kryetarja e OIK, znj. Nexhmije Gori e cila tha OIK po bën hapa dhe veprime konkrete që infermierët të jenë pjesë e secilit proces integrues dhe vendimarrës e ku domosdo duhet dhe do të përfshihen.

“Nuk ka e as nuk do të ketë procese vendimarrëse për infermierët, pa infermierët”, ka thënë kryetarja Gori.

Tutje ajo ka thënë se kërkesat për rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kushteve të punës që do të rezultonin me rritje të cilësisë në shërbime, duke mos anashkaluar edhe trajtimin serioz të kërkesave të komunitetit që zgjidhjen e kërkojnë tek migrimi.

“Fatkeqësisht trendet ballkanike të migrimit kanë përfshirë edhe Kosovën dhe ne si OIK jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me gjithë akterët shtetërorë që kanë synim uljen e migrimit”, ka thënë kryetarja Nexhmije Gori.

Ministri i shëndetësisë së Kosovës, z. Arben Vitia ka thënë se puna e infermierëve është boshti i një sistemi të fortë dhe të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor me qëllim që t’i përgjigjet sfidave dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase për të gjithë qytetarët.

“Roli i infermierëve është jetik në qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor. Duke parë sfidat me të cilat përballet sistemi shëndetësor, bashkërisht duhet të angazhohemi për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit”, ka thënë ministri Vitija, i cili ka përmendur edhe rolin dhe kontributin e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, posaçërisht gjatë pandemisë Covid 19.

“Dua të besoj që ky simpozium do të ndihmojë po ashtu në rritjen e bashkëpunimit midis infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë”, ka thënë ndër të tjera ministri Vitia.

OIK po synon të anëtarësohet në Organizatën Evropiane të Infermierisë ku është pranuar si vëzhguese.

Përmes një lidhjeje online, punimet e kongresit i ka përshëndetur kryetarja e EFN-së, znj. Elizabeth Adams, pastaj znj. Monika Azman, Presidente e Shoqatës së Infermierëve në Slloveni, Alison Squires nga Konsorciumi global i infermierisë dhe mamisë, Blerina Duka nga Urdhëri i Infermierëve në Shqipëri, Ilirjana Zekja nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Tiranë dhe Julian Kraja nga Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër.

Në simpozium punime me tematikë informuese dhe shkencore kanë prezantuar Naser Rrustemaj, Vlora Ejupi, Elvana Podvorica dhe Mexhid Mustafa.

Artikulli paraprakBerisha-Muharremi prezantohet si profesoreshë e UP-së në një konferencë në Cardiff
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.