Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike

Lajme 28/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përpjekjet globale për t’i luftuar ndryshimet klimatike nuk janë në ritmin e duhur, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

OKB-ja i ka bërë këto deklarata pasi të dhënat e reja tregojnë se gazrat nga ngrohja janë duke u akumuluar në natyrë më shpejt sesa kurrë më parë në historinë e njerëzimit.

Planet aktuale kombëtare për t’i kufizuar emetimet e karbonit vështirë se mund të ulin nivelin e ndotjes deri më 2030, është thënë në analizën e OKB-së, duke lënë pezull përpjekjet për të mbajtur temperaturën e Tokës nën 1.5 gradë Celsius.

Këto të dhëna janë publikuar teksa në një raport ndaras është thënë se gazrat serrë janë rritur mbi 11 për qind në dy dekadat e fundit, dhe që koncentrimet atmosferike janë rritur në nivel rekord më 2023.

Hulumtuesit janë të shqetësuar se pyjet janë duke humbur aftësinë për të thithur karbonin, çka edhe mund të ketë kontribuuar në nivele rekorde të gazit në atmosferë, raporton Sinjali.

Një agjenci e OKB-së, e angazhuar për të adresuar këtë çështje, ka analizuar planet shtetërore për të kufizuar karbonin në rreth 200 shtete.

Ekspertët bëjnë thirrje që temperatura globale të mos rritet mbi 1.5 gradë Celsius, meqë, sipas tyre, mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rrezikshme për njerëzimin, raporton REL.

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka thënë se hera e fundit kur Toka ka pasur koncentrime të tilla të karbonit në atmosferë ka qenë 3-5 milionë vjet më parë, kur temperatura mesatare e planetit ka qenë 2-3 gradë më e ngrohtë sesa tani, dhe nivelet e ujit ka qenë 10-20 metra më të larta.

Sipas kësaj organizate, niveli i gazrave serrë ka prekur shifra rekorde më 2023, dhe shkaktare kanë qenë zjarret pyjore në Kanada dhe kushtet klimatike të diktuara nga fenomeni El Nino.

Artikulli paraprakKosova pranohet në elitën botërore të mjekësisë sportive
Artikulli i rradhës Pakistani nis fushatën e vaksinimit mes rritjes së rasteve të poliomielitit

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.