Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar

Lajme 23/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e regjistruar ndonjëherë.

Sipas kësaj agjencie të OKB-së, periudha 2015–2025 përbën 11 vitet më të nxehta që nga fillimi i matjeve klimatike. Viti 2025 renditet si i dyti ose i treti më i nxehtë në histori.

WMO paralajmëron se ka shumë pak arsye për optimizëm lidhur me gjendjen e klimës globale. Temperaturat janë në rritje, oqeanet po ngrohen, akulli dhe akullnajat po shkrihen, ndërsa përqendrimi i gazrave serrë në atmosferë vazhdon të rritet.

Zëvendësdrejtoresha e WMO-së, Ko Barrett, theksoi se këta tregues nuk po zhvillohen në një drejtim që jep shpresë, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se planeti po “shtyhet drejt kufijve të tij”.

Temperatura mesatare globale në vitin 2025 ishte rreth 1.43°C mbi nivelet para-industriale, ndërsa viti 2024 ishte edhe më i nxehtë, me rreth 1.55°C mbi këtë nivel.

Artikulli paraprakKosova nënshkruan marrëveshje 96 milionë euro me Bankën Botërore
Artikulli i rradhës Kapsllëku kronik tek të moshuarit: Ndikimi i i dietës ushqyese në parandalim

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.