Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB-ja dënon vrasjen e civilëve në Gaza nga Izraeli, ShBA-ja pozicionohet përkrah Izraelit

Lajme 19/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Algjeria, Rusia, Britania e Madhe, Kina, Pakistani dhe Sllovenia kërkojnë rikthimin e armëpushimit në Gaza.

Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënuan goditjet ajrore të papritura dhe vdekjeprurëse nga Izraeli të martën ndaj civilëve në Rripin e Gazës, ndërsa ShBA-ja ia adresoi “përgjegjësinë e plotë” Hamasit për rinisjen e sulmeve.

“Është e njohur që Hamasi vazhdon të përdorë infrastrukturën civile si bazë sulmesh, dhe Shtetet e Bashkuara e dënojnë këtë praktikë, siç duhet ta bëjnë edhe të tjerët”, tha Dorothy Shea, ngarkuese e punëve të ShBA-së në OKB, duke argumentuar se ushtria izraelite është duke “sulmuar pozitat e Hamasit”.

“Presidenti Trump ka bërë të qartë se Hamasi duhet të lirojë menjëherë pengjet ose të paguajë një çmim të lartë, dhe ne mbështesim Izraelin në hapat e tij të ardhshëm”, shtoi ajo.

Shea e konsideroi se “fajtorët për rinisjen e armiqësive janë vetëm Hamas”, dhe akuzoi grupin palestinez të rezistencës për “refuzimin e gjithçkaje që është propozuar”.

Përfaqësuesi i Algjerisë në OKB, Amar Bendjama, e akuzoi Izraelin për përdorimin e urisë si “mjet lufte” përmes bllokadës së ndihmave në Gazë.

“Ka ardhur koha për përgjegjësi. Askush nuk është mbi ligjin”, tha ai. “Bota nuk mund ta injorojë më realitetin e hidhur të okupimit izraelit.”

Bendjama shtoi se “gjak i palestinezëve po përdoret si një mjet për kalkulimet politike të politikanëve izraelitë”. Ai e dënoi sulmin izraelit ndaj civilëve dhe e cilësoi atë si një “shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të arritur dy muaj më parë.”

Bllokada e Izraelit ndaj Gazës është ‘degradim sistematik i dinjitetit njerëzor’

Përfaqësuesi algjerian iu kujtoi ndërmjetësuesve të armëpushimit – ShBA-së, Egjiptit dhe Katarit – përgjegjësinë për “të siguruar përmbushjen e marrëveshjes së armëpushimit.”

Ai e përshkroi bllokadën izraelite ndaj Gazës si “degradim sistematik të dinjitetit njerëzor, heqjen e qëllimshme të të drejtës për jetë”, duke thënë: “Në Gaza, po shohim shpërbërjen e vlerave dhe parimeve që duhet të jenë themeli i rendit ndërkombëtar: barazia, humanizmi, drejtësia.”

Ai kritikoi Këshillin për heshtjen para barbarive të Izraelit dhe pyeti: “A do ta marrë Këshilli i Sigurimit ndonjëherë përgjegjësinë? A do të veprojë ai për të ndaluar këtë gjenocid dhe për të ruajtur atë që ka mbetur, nëse ka ende ndonjë besueshmëri?”

Zëvendësdiplomati rus, Dmitry Polyanskiy, tha se bombardimet izraelite kanë shkaktuar “pasiguri” jo vetëm për palestinezët, por edhe për pengjet. Polyanskiy shtoi se rinisja e sulmeve nga Izraeli ka “logjikën e nxjerrjes së popullatës së Gazës nga toka e saj.”

Ai i bëri thirrje Këshillit që “të bëjë gjithçka të mundur për të siguruar rikthimin sa më shpejt të armëpushimit” dhe të mos përsëriten gabimet e mëparshme. “Numri i palestinezëve që humbën jetën kohët e fundit është kaq i lartë sepse Këshilli i Sigurimit nuk mori një vendim më herët për armëpushimin”, argumentoi ai.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, James, e quajti sulmin ajror të Izraelit “shokues” dhe theksoi se një “kthim në luftë do të çojë vetëm në vdekjen e më shumë civilëve palestinezë.”

Kina i bën thirrje Izraelit të ndalë ‘dënimin kolektiv’ të banorëve të Gazës

“Ky konflikt nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake. Ne duam të shohim rikthimin e armëpushimit sa më shpejt të jetë e mundur,” tha përfaqësuesi kinez, Fu Cong. Fu dënoi përfundimin e armëpushimit, duke thënë se vendi i tij “është shumë i shqetësuar për rinisjen e luftimeve nga Izraeli në Gazë. E dënojmë fuqishëm këtë.”

“Ne bëjmë thirrje të fortë që të braktiset logjika e forcës, supremacia e forcës nuk është mënyra për të zgjidhur çështjen palestinezo-izraelite”, tha ai.

Fu pasqyroi përfitimet e një armëpushimi dhe i bëri thirrje Izraelit që “të heqë dorë menjëherë nga obsesioni për përdorimin e forcës.”

Përfaqësuesi i Pakistanit, Munir Akram, kujtoi planin e shteteve arabe për rindërtimin dhe paqen në Gaza, duke thënë: “Ai ofroi një rrugë për paqe.”

“Por duket se ky shpresë dhe dritë për paqe nuk ishte në shijen e liderëve ekstremistë që udhëhojnë Izraelin sot. Ata e shohin mbijetesën e tyre në vazhdimin e luftës”, tha ai dhe pyeti: “A është kjo në interes të pengjeve?”

Përfaqësuesi i Sllovenisë, Samuel Zbogar, e dënoi vrasjen dhe shkatërrimin që po bën Izraeli në Gaza dhe theksoi se ndihma “nuk duhet të përdoret si armë.”

“Kjo luftë e ulët nuk duhet të vazhdojë të luftohet mbi shpatullat e civilëve. Kjo është jo vetëm tragjike për palestinezët dhe pengjet në Gazë, por gjithashtu për besueshmërinë dhe rëndësinë e Këshillit të Sigurimit si organi përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha ai. /TRTBalkan Albania

Artikulli paraprakSi të kujdeseni për një foshnjë të porsalindur: Këshilla nga prindërit
Artikulli i rradhës Inteligjenca artificiale që rivalizon plotësisht njerëzit do të realizohet brenda dhjetë viteve të ardhshme

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.