Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB shpreh shqetësim se konflikti në Lindjen e Mesme po shkon “në tjetër nivel”

Lajme 23/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kombet e Bashkuara ndezën alarmin lidhur me përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në Liban, duke paralajmëruar se veprimet dhe retorika po e çojnë konfliktin në Lindjen e Mesme në “tjetër nivel”.

“Jemi shumë të shqetësuar, shumë të brengosur për përshkallëzimin në Liban”, tha për AFP-në, Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës për të drejtat e njeriut në OKB.

“Sulmet që kemi parë ndaj pajisjeve të komunikimit, pejxherëve, pas sulmeve me raketa dhe shkëmbimit të zjarrit mes palëve përbëjnë përshkallëzim”, shtoi ajo.

Sipas Shamdasani, OKB-ja që një kohë të gjatë ka paralajmëruar se konflikti mund të shndërrohet në konflikt rajonal, dhe “duket se si veprimet ashtu edhe retorika e palëve në konflikt po e çojnë konfliktin në tjetër nivel”.

Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në baza ditore përgjatë kufitar.

Por, tensionet janë përshkallëzuar së fundi dhe Libani më 23 shtator raportoi për më shumë se 180 persona të vrarë dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite.

Izraeli tha se ka goditur më shumë se 300 caqe të Hezbollahut përmes dhjetëra sulmeve.

Këto sulme vdekjeprurëse vijnë pasi 39 persona u vranë dhe pothuajse 3.000 u plagosën javën e kaluar pas shpërthimeve që shënjestruan pajisjet e komunikimit që përdoren nga Hezbollahu. Për këto sulme, grupi libanez ka fajësuar Izraelin, por Izraeli nuk ka komentuar për sulmet.

 

Artikulli paraprakPse infarkti kardiak po prek moshat e reja
Artikulli i rradhës I vështirë zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.