Sipas studimeve rastet infarktit të miokardit akut janë rritur tek të rinjtë vitet e fundit.
Por cilat janë shkaqet për këtë fenomen në rritje.
Sipas ekspertëve, faktorët e rrezikut si duhanpirja, alkooli dhe ushqimet e pashëndetshme, janë ndër shkaqet kryesore?
Gjendjet që ndikojnë:
- Hipertensioni arterial
- Kolesteroli i lartë
- Obeziteti
Sipas ekspertëve, edhe Covid-19 ka ndikuar në rritjen e rrezikut të infarktit tek të rinjtë, duke favorizuar dëmtimin kardiovaskular.
Puna nga shtëpia ka ndikuar gjithashtu në përhapjen e zakoneve më pak të shëndetshme dhe të stilit të jetesës sedentare.
Për të reduktuar rrezikun e infarktit, duhet të kujdesemi për veten.
– Mos pini duhan.
– Praktikoni aktivitet fizik të shëndetshëm.
– Ndiqni një regjim ushqimor të mirë, të varfër me yndyra shtazore dhe me përmbajtje të reduktuar kalorike.
Parandalimi duhet të jetë i vazhdueshëm duke monitoruar presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit në gjak dhe, nëse është e nevojshme, duke kryer ekzaminime specifike për zemrën. /Tirana Post


