Në muajin maj ishte larguar produkti Omeprazol nga tregu, ndërsa sot Ministria e Shëndetësisë e ka kthyer në treg përsëri.
Pas përfundimit të rezultateve ky medikament ka rezoltuar konform parametrave pas analizave të kryera në Laboratorin për Kontrollin e Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, sikurse konform standardeve ka rezultuar edhe në Laboratorin për Kontrollin e Cilësisë HALMED në Kroaci, shkruan Gazeta Shneta.
Lidhur me këtë ka reaguar kompania Dreni të cilët janë të bindur së këto veprime kanë qenë vetëm tendenca për prishje imazhi dhe për këtë paralajmërojnë edhe padi.
Ne si kompani jemi dëmtuar shumë me këto veprime që nuk kanë pasur asnjë lidhje me produktin tonë. Por, që nga fillimi kemi qenë të bindur për rezultatin që sot e konfirmoi AKPPM-ja, duke ditur standardet e cilësisë së prodhuesit që bazohen në certifikimim më të lartë Evropian, siç është: EU GMP.
Ne jemi të bindur që këto tendenca për dëmtim të imazhit kanë ardhur nga konkurrenca për çka do të shqyrtojmë mundësinë e padive përmes avokatëve tanë.
Përveç kompanisë janë dëmtuar edhe pacientët të cilët këtë produkt janë detyruar ta blejnë me çmim të dyfishtë, – thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Dreni Pharm – Komunikatë për media
Të nderuar qytetarë të Republikës së KosovësPrishtinë, 21 shtator – Kompania “Dreni Pharm” ju njofton se produkti Omeprazol amp 40 mg, të cilin në muajin maj u detyruam ta tërheqim padrejtësisht nga tregu ka rezultuar konform parametrave pas analizave të kryera në Laboratorin për Kontrollin e Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, sikurse konform standardeve ka rezultuar edhe në Laboratorin për Kontrollin e Cilësisë HALMED në Kroaci.Kompania jonë mirëpret vendimin e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale përmes të cilit shfuqizohet vendimi paraprak për heqjen nga tregu të produktit dhe lejon rikthimin në treg të produktit Omeprazol amp 40 mg.Ne si kompani jemi dëmtuar shumë me këto veprime që nuk kanë pasur asnjë lidhje me produktin tonë. Por, që nga fillimi kemi qenë të bindur për rezultatin që sot e konfirmoi AKPPM-ja, duke ditur standardet e cilësisë së prodhuesit që bazohen në certifikimim më të lartë Evropian, siç është: EU GMP.Ne jemi të bindur që këto tendenca për dëmtim të imazhit kanë ardhur nga konkurrenca për çka do të shqyrtojmë mundësinë e padive përmes avokatëve tanë.Përveç kompanisë janë dëmtuar edhe pacientët të cilët këtë produkt janë detyruar ta blejnë me çmim të dyfishtë.Faleminderit që produkteve tona cilësore do t’iu besoni edhe në të ardhmen!Me respekt,Dreni Pharm