Oda e Mjekëve të Kosovës do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të Oftalmologut, Visar Huruglica, i cili ndërroi jetë dje.
Sipas njoftimit të Odës së Mjekëve, mbledhja komemorative do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00 në sallën e mbledhjeve të Kirurgjisë – kati i parë në QKUK.
“Ju lajmërojmë se varrimi është caktuar sot 14.09 2022, në orën 16:00 në varrezat e qytetit në Gjilan”, thuhet gjithashtu në njoftimi. /Gazeta Shneta/