Rastet pozitive me coronavirus kanë shënuar ulje gjatë ditëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shënuar 19 raste pozitive me coronavirus nga 249 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Gjithashtu, MSh bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë të tjerë.
Aktualisht në nivel vendi janë 179 raste aktive me COVID-19.
Sa i përketë imunizimit, për 24 orë janë dhënë 31 doza të vaksinave anti-COVID.
Vaksinimi kundër coronavirusit në nivel vendi ka filluar më 29 mars 2021, dhe për më tepër se një vit janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave.
Mbi 904 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, mbi 824 mijë me dozën e dytë, mbi 105 mijë me dozën e tretë ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 755 qytetarë.
Më 11 mars 2020 OBSh e shpalli COVID-19 pandemi globale. /Gazeta Shneta/