Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Dr. Besnik Berishës.
Sipas një njoftimi zyrtar, OMK ka përmbledhur biografinë e të ndjerit duke shprehur ngushëllime drejt familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
“Dr. Besnik Berisha përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ndërsa specializimin e përfundoi për Fiziatri. Për vite me rradhë punoi në Klinikën e Mjekësisë Fizikale duke u shërbyer qytetarëve në lëminë e fiziatrisë”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Gazeta Shneta/




