Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, prezantoi të premten projektin “Plani Stroke” si pjesë të programit të tij nëse fiton në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) i ka reaguar kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama, duke sqaruar se projekti “Plani Stroke” nuk është një iniciativë lokale apo personale e ndonjë kandidati që është në garë për Komunën e Prishtinës.
ShSKUK ka bërë të ditur se ky plan është një program kombëtar, i iniciuar dhe i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2023, me qëllim përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve me sulm në tru (stroke) dhe ofrimin e trajtimit brenda afateve kohore të rekomanduara ndërkombëtarisht.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) vlerëson si të papranueshme tentimet e individëve apo subjekteve politike për të keqpërdorur publikisht projektet nacionale shëndetësore dhe për t’i paraqitur ato si iniciativa personale apo partiake”.




