Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Onkologjia do të fillojë trajtimin e pacientëve me imunoterapi

Lajme 07/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në tre mujorin e vitit të ardhshëm, në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, pritet që 20 pacientë të përfitojnë prej imunoterapisë, e cila në botë njihet si shtylla e pestë e mjekimit onkologjik.Kjo bëhet falë Listës së Re të Barnave Esenciale, e cila ka hyrë në fuqi në shtator të këtij viti.

Drejtori i Klinikës së Onlogjisë, Ilir Kurtishi, thotë se me nënshkrimin e listës së re esenciale është bërë diçka e mirë për Onkologjinë.

“Do të fillojë përdorimi i imunioterapisë e cila sot në botë njihet si shtylla e pestë e mjekimit onkologjik. Janë dy ilaçe të cilët i kemi rekomanduar me rekomandime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OSHB), e cila na ka monitoruar gjatë gjithë procesit dhe këto ilaçe do të përdoren për sëmundjet e avancuara të lëkurës, sëmundje e cila quhet melanoma malinje metastatike”, theksoi ai.

Kurtishi thotë se përveç këtyre dy ilaçeve, lista esenciale për Onkologji ka pasur ndryshime edhe për pesë ilaçe të tjera.

“Kemi rekomanduar që ky numër në fillim të jetë 20 pacientë të cilët do të përfitojnë nga këto ilaçe dhe nëse me kohë këto ilaçe, ose numri i tyre është më i vogël, atëherë kjo gamë e përdorimit të këtyre ilaçeve të bëhet edhe ndonjë sëmundje të një organi tjetër, siç janë mushkëritë. Përpos këtyre dy ilaçeve, lista jonë esenciale ka pësuar ndryshime edhe për pesë ilaçe tjera të reja të cilët nuk i kemi pasur më herët. Ilaçe për mjekim të prostatës, të kancerit të gjirit dhe për mjekim të disa lloje të kancerit me një formë e kimioterapisë , e cila deri tash nuk ka qenë në listë, të cilën mund ta përdorim te format e tumoreve si dhe kemi pësuar një ndryshim për mjekimin e metastazave në kocka”, tregoi Kurtishi.

Drejtori i kësaj klinike, lutet që këto ilaçe të vijnë sa më herët, në mënyrë që të përfitojnë pacientët në nevojë.

*Artikullin e plotë mund ta lexoni në ekonomiaonline.com

Artikulli paraprakMë në fund Ministria e Shëndetësisë fillon me shpërndarjen e vaksinave
Artikulli i rradhës Major Vjollca Hoti: Gratë në Policinë e Kosovës kanë rëndësi në parandalimin e krimit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.